Bordi i Transparencës është mbledhur në ditën e dytë rresht dhe ka vendosur që të ulët përsëri çmimin e naftës.
Kështu, nga 224 lekë/litri nafta do të shitet me 216 lekë/litri.
Po kështu është ulur edhe benzina në 194 lekë/litri nga 198 lekë/litri.
Po kështu është ulur dhe gazi me 1 lek, duke shkuar në 77 lekë/litri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 16 shtator ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që ne krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.