Janë përcaktuar tashmë çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë, ku më i favorizuari duket Partizani, që do të përplaset me Luftëtarin.
Edhe Skënderbeu ka një short të mirë, pasi do të përballet me Kamzën, ndërsa dy çiftet e tjera premtojnë një rivalitet shumë të fortë. Kështu Teuta do të ndeshet me Kukësin, ndërsa Tirana me Laçin, një ekip ekspert i në përballjet e Kupës.
Takimet e vajtjes do të luhen më 13 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit dy javë më pas, pikërisht më 27 mars.
Çerekfinalet (23 dhe 27 mars)
Kamza-Skënderbeu
Partizani-Luftëtari
Teuta-Kukësi
Tirana-Laçi