Ish-kryeministri Fatos Nano festoi sot 70-vjetorin e tij të lindjes. Ish-lideri i socialistëve ka organizuar një festë të vogël private. Në të kanë marrë pjesë vetëm familiarë, miq dhe njerëz të rrethit të ngushtë.
Ka qenë kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali i cili ka zbuluar disa foto nga darka. Krrali është i afërmi i Nanos.
Në fotot e festës, Nano shfaqet në krah të bashkëshortes së tij Xhoana Nano.
“Mentori im! Të qofshin të shumta vitet dhe i gëzofsh me zemrën plot! Ky rrugëtim i imi nuk do të kishte qenë i njëjti pa mbështetjen, bekimin dhe këshillat e tua!
Kam mbledhur çdo urtësi tënden që ma ke dhuruar me shumë bujari në çdo takim a bisedë të gj atë që shkëmbejmë bashkë dhe i ruaj si pasurinë më të vyer! Shëndet e jetë të gjatë”, – shkruan Krali në postimin e tij.
Nanos ia uroi ditëlindjen edhe kryeministri Edi Rama me një mesazh në rrjetet sociale
“Edhe 100 kryetari ynë dhe vetëm përpara, me shëndet, humor e harmoni në familjen tënde, po edhe me punë të mira e të tjera fitore në këtë familjen e përbashkët politike, që do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tua”, – shkroi Rama.