Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim e ftuar në aktivitetin e “Dhomës Amerikane të Tregtisë” komentoi sulmet kibernetike që ndodhën në vendin tonë, pas të cilave fshihet Irani.
Ambasadorja Kim u shpreh se disa keqdashës u përpoqën që të minojnë besimin në demokraci. Ajo nënvizoi se SHBA do të ndihmojë Shqipërinë për t’i bërë ballë këtyre sulmeve.
“Drejtuesit vendorë kanë një rol më rëndësi në demokraci. Ju e dini se çfarë prioritetesh ka për të pasur një jetë në të sigurt. Rishtas në Shqipërisë, siç e kemi pasur muajt e fundit, mbrojtjen e disa keqdashësve që përpiqen që të minojnë besimin në demokraci, ku iu prishet qetësia qytetarëve. SHBA janë këtu për të ndihmuar. Kemi ndihmuar për masat kibernetike. Për shkak të varësisë së qytetarëve nga rrjetet sociale, kemi nevojë për partneritet”, tha ambasadorja Kim.
Që prej vitit 2021 Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platforma e shërbimeve online e-Albania.
Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të vendit. Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.