Policia e Shkodrës, në kuadër të operacionit “Four”, ka arrestuar shtetasin Ardit Brahimi, 30 vjeç. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim.
Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e formës së prerë, të datës 28.04.2022 e ka dënuar këtë shtetas, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Ky shtetas, në maj të vitit 2018, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E. S., 47 vjeç, banues në Vau i Dejës.