Politika Rama dhe Vuçiç takohen në OKB, presidenti serb: Open Balkan, e ardhmja...

Rama dhe Vuçiç takohen në OKB, presidenti serb: Open Balkan, e ardhmja e rajonit tonë

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç kanë pasur një takim të shkurtër përpara çeljes së punimeve të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti serb nëpërmjet rrjeteve sociale, ku dhe ka publikuar edhe një foto nga ky takim.

“Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim Edi Rama në nisje të sesionit të Asamblesë dhe një mundësi për të shkëmbyer përshtypjet e para për  këtë ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë plane për paraqitje të përbashkëta në takimet gjatë punimeve të Asamblesë. Një Ballkan i hapur është e ardhmja e rajonit tonë”, shkruan Vuçiç në postimin e tij.