Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama e di se ku ndodhet i shumëkërkuari, Ervis Martinaj.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se në lidhje me fatin e Ervis Martianjt duhen pyetur edhe dy gazetarë, ndër to Baton Haxhiu, të cilët shkruajtën se trupi i Martinaj ishte ndarë në gjashtë pjesë.
“Ia morën lojërat e fatit Ervis Marinajt dhe tani thotë ku është? E di vetë ai ku është. Ai ishte biznesmeni i lojërave të fatit. Olsi Rama është i përfolur nga gjithë Shqipëria si njeriu në hije i lojërave të fatit. Do i them edhe një fjalë se pyeste. Pyet Baton Stanishiqin dhe Ymer Çorapen. Ata e dinë, a nuk shkruajtën ata se është në gjashtë copa në prokurori?
Një njeri i zhdukur dhe një shtet bandit që thonë është në gjashtë copa në prokurori. Mirë ky që shkruan, po prokuroria? Çfarë prokurorie është kjo për të cilën thuhet se mban kufomë në gjashtë copa dhe nuk thotë një përgënjeshtrim, sepse është e kapur nga Rama”, tha kryedemokrati.
Më tej, Berisha tha se banditët më të mëdhenj të vendit janë parlament, qeveri dhe institucionet shtetërore.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se të dhënat e dala nga hakerat për kriminelët është tronditëse, por se pasuria e tyre është thërrime në krahasim me atë të qeveritarëve.
“Në zhvillimet e fundit në vend, çdo e dhënë e fshehtë që ka ekzistuar në arkivën e vendit për banda dhe kriminelë, sot është në treg dhe kjo në parë të parë është një zhvillim tronditës. Por kur mendohesh dhe konstaton se banditët më të mëdhenj të këtij vendit, shefat e bandave të vendit, janë në parlament, qeveri, në institucione, atëherë është e kotë të dramatizosh diçka që në një vend normal është me të vërtetë dramatike.
Sot, pikat tona kufitare qarkullojnë lirshëm sepse sistemet nuk funksionojnë, por përsëri ortakët e tyre hynë në parlament, hynë në qeveri. Po të krahasosh pasuritë e tyre me qeveritarët e tjerë, ato janë thërrime në krahasim me ato të këtyre”, theksoi kryedemokrati.