E ndërsa presidenti Vladimir Putin shpalli ditën e mërkurë një mobilizim të pjesshëm të ushtrisë, ish-kryeministri Dmitry Medvedev shkon dhe më tej me kërcënimin drejtuar perëndimit dhe kryesisht Europës.
Nënkryetar i Këshillit të Sigurimit u shpreh se tashmë Rusia e ka zgjedhur rrugën e saj dhe se armët bërthamore ruse mund të mbërrijnë më shpejt në Europë sesa NATO përgatitet të ndërhyjë në Krime.
“Rusia mund të përdorë çdo armë, përfshirë armët bërthamore strategjike, për të mbrojtur sovranitetin e saj kombëtar, si dhe territoret që kanë vendosur të bashkohen. Mund të godasim Evropën dhe SHBA-në më shpejt se sa NATO-ja mund të godasë Krimenë”, tha Medvedev.
Ish=presidenti foli dhe për referendumet që pritet të mbahen në Ukrainë, duke shtuar se këto krahina do të kenë një mbrojtje të shtuar nga ana e Rusisë.
“Referendumet do të zhvillohen dhe republikat e Donbasit dhe territoret e tjera do të jenë pjesë e Rusisë. Mbrojtja e të gjitha territoreve që u janë bashkuar Rusisë do të forcohet ndjeshëm nga Forcat e Armatosura Ruse”, përfundoi Medvedev.