Kryeministri Edi Rama është pyetur nga Blendi Fevziu për çështjen e largimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Rama tha se ishte ai që i kishte kërkuar dorëheqjen dhe ai fillimisht ia kishte konfirmuar.
“Pse duhet të jetë kaq e rëndësishme pse u largua Gledis Nano. E para një herë që ai ma kishte konfirmuar mua dorëheqjen. Iu kërkua dorëheqja sepse situata e kohës së fundit ishte problematike. Kjo kërkonte një ndryshim të lidershipit të saj në krye të policisë së shtetit”, tha Rama.
Ai mohoi të kishte dijeni për takimin e Gledis Nanos me policin Jeton Lami.
“Ka pasur të dhëna për Ervis Martinajn. E pavërtetë. Kishte të dhëna sensitive për zyrtarë të qeverisë? Të gjitha janë legjenda urbane. Nuk kam informacion për to.
Nuk i është vënë në dyshim as përkushtimi dhe përpjekja, por rezultati. Në nisëm të shihnim simptoma që policia e shtetit është shkëputur. Rishfaqja e parcela me kanabis, shfaqja e duarve të policëve për ryshfet, mungesa e disiplinimit në disa raste në bregdet.
Ai ka kryer detyrën e ka bërë sa ka mundur, por i është vënë në diskutim rezultati. Me atë rezultat ku ne filluam të shikojmë simptoma problemesh që nga rishfaqja e parcelave me kanabvs pranë zonave urbane, uniformat blu që merrnin ryshfete, vrasjet pa autor të gjitha këto kërkonin një shkundje”, tha Rama në “Opinion”.