Gjatë sezonit të shirave, nivelet e lagështirës rriten, që bashkë me trysninë në ajër dhe ndryshimin e papritur të temperaturave shkaktojnë dhimbje të nyjeve, ngurtësim të muskujve si dhe dhimbje të lëndimeve më të hershme tek shumica e njerëzve.
Kockat tuaja dhëmbin më tepër gjatë shirave, gjë që e vështirëson kryerjen e aktiviteteve të zakonshme.
Gjithashtu ekspertët mjekësorë shpjegojnë se nivelet e shtuara të lagështirës në ajër mund të trashin gjakun, të rrisin tensionin në enët e gjakut si dhe ta bëjnë më të vështirë për trupin të pompojë gjak.
Në vazhdim, ditët e lagështa mund të shkaktojnë dehidratimin, gjë që prodhon më pak akumulim lëngjesh rreth e rrotull nyjeve, që gjithashtu mund të shtojë dhimbjen. Këto faktorë, ndikojnë edhe në përkeqësimin e artritit.
Një pjesë e madhe e njerëzve, sidomos ata mbi 60 vjeç ankohen për dhimbje ose bllokim muskujsh.
Këto janë mënyrat më të mira për t’ju ndihmuar të lehtësoni dhimbjen e muskujve dhe nyjeve tuaja.
-Masazhimi i zonave të prekura me vaj të ngrohtë ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut
-Njerëzit që vuajnë nga probleme me nyjet apo kockat këshillohen mos të përdorin kondicioner pasi kjo mund ta përkeqësojë dhimbjen
-Aktiviteti fizik është provuar të sjellë mirësi nga më të ndryshmet për shëndetin e njeriut në përgjithësi, por sidomos për dhimbjet dhe bllokimet e lidhura me kockat dhe muskujt
-Mos harroni të bëni ecje në mëngjes, shtriqni muskujt – një praktikë e njohur si stretching – mund të praktikoni joga me fokus ushtrimet e frymëmarrjes dhe diafragmës për të ripozicinuar qëndrimin tuaj dhe të shtyllës suaj kurrizore, ushtroni këmbët tuaja ose praktikoni xhiro me biçikletë në mënyrë që t’i mbani nyjet, kyçet, kockat e muskujt tuaj në formë
-Vitamina E mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve. Njihet si anti-oksidant që e mbron trupin.
Vitamina E gjithashtu ju ndihmon të ulni inflamacionin. Arrat, frutat e thata, zarzavatet jeshile, farat dhe peshku janë një burim i mirë i vitaminës E.
-Mos harroni të hani drithëra të plota, bajame, arra dhe fruta. Shmangni sheqerin, ëmbëlsirat, ushqimet me përbërës artificial apo përdorimin e shpeshtë të turshive.
-Coca Cola, pije me gaz, ushqime me shumë vaj, të procesuara apo të konservuara mund ta përkeqësojnë dhimbjen. Supa e nxehtë mund t’ju ndihmojë për të ulur inflamacionin në trup.
-Pini sa më shumë ujë për të qenë të hidratuar dhe për të përmirësuar elasticitetin e nyjeve tuaja.
-Ulni konsumimin e sodium-it për të kontrolluar akumulimin e ujit dhe inflamacionin në trup.
-Një dietë e pasur në kalcium dhe proteina mund të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në shëndetin tuaj
-Mungesa e vitaminës D dhe B12 mund të shkaktojë ndjesinë e mpirjes, dhimbjes apo edhe dridhjen e nyjeve tuaja.
B-urime të vitaminës D janë peshku më yndyrë si salmoni, mishi i kuq, mëlçia, e verdha e vezës etj., ndërsa burime të vitaminës B12 janë mishi, peshku, vezët, bulmeti,