Roxher Federer, ‘the last dance’. Në çift me mikun-rival të përjetshëm Rafael Nadal, mes lotëve, mallëngjimit dhe avacioneve të ‘O2 Arena’ të Londrës, zvicerani u fut në fushë.
Në ‘Laver Cup’ Roxher Federer i dha lamtumirën tenisit të luajtur. Ishte akti i fundit i karrierës së tij të jashtëzakonshme. Aventura tenistike e ‘Mbretit’ u mbyll me përqafimin e publikut dhe të kolegëve e rivalëve të tij.
Kampioni 41-vjeçar është tërhequr nga tenisi pas më shumë se 1200 ndeshjesh të fituara, 103 titujsh ATP, 20 Slam-eve, nga të cilët 8 vetëm në Uimbëlldon. Po ashtu, ka fituar të artën olimpike në Lojërat e Pekinit. Ka fituar edhe Kupën ‘Davis’ në 2014-ën.
Roxher Federer ishte protagonist në Londër i një celebrimi festiv, ashtu siç ai donte të ishte. Ishte gjithashtu një mbrëmje e mbushur me emocione. Nuk mund të mungonte kori “Let’s go, Roger, let’s go!”. Që në momentin e futjes në fushë ky kor nuk pushoi nga fansat e tij.
The one, the only @rogerfederer. #LaverCup pic.twitter.com/DIudykDUNn
— Laver Cup (@LaverCup) September 23, 2022