Aktualitet Digjet gjatë natës një makinë në Bilisht

Digjet gjatë natës një makinë në Bilisht

Një makinë është djegur gjatë orëve në natës në Bilisht.

Mësohet se mjeti është në pronësi të 27-vjeçares Deizi Arapi dhe është djegur plotësisht.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe ende nuk është përcaktuar nëse djegia e mjetit ka qenë e qëllimshme apo aksidentale.

Kjo është hera e dytë që 27-vjeçares i djegin makinën.

Deizi Arapi u arrestua një muaj më parë pasi u konfliktua me punonjësit e policisë gjatë shoqërimit në Komisariat pas ankesave të banorëve për prishje të qetësisë publike.

27-vjeçarja së bashku me të motrën, Xhesika Arapi u shoqëruan në komisariat më 23 gusht, gjatë natës ndërsa udhëtonin me makinën e tyre duke bërtitur nëpër qytet.

Kur policia mbërriti për t’i shoqëruar, motrat nuk kursyen fjalorin banal ndaj uniformave blu.

Në vitin 2018, Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave.