Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje gjimnazisteve të “Mehmet Akif” të protestojnë kundër pronarëve që shitën shkollën dhe spostuan aktivitetin pa marrë leje sipas ligjit, jo kundër qeverisë.
Sipas tij ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera.
“Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera”, shkruan Rama.
Rreth orës 10 të mëngjesit të së hënës ka nisur protesta e gjimnazistëve të shkollës “Mehmet Akif”.
Me pankarta në duar dhe thirrje të emrit të shkollës njëzëri, nxënësit kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e institucionit.