Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se rritja e çmimit të energjisë elektrike, që nga 1 tetori do të katërfishohet me vendosjen e fashës 800 kë/h, do të prekë mijëra familje shqiptare.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta i bën thirrje qytetarëve të thjeshtë që të jenë të kujdesshëm.
Meta u kërkon të monitorojnë “vazhdimisht sahatët nga ndërhyrjet e patronazhistëve të OSHEE për t’i mbifaturuar!”.
“Rritja abuzive e çmimit të energjisë elektrike do të prekë mijëra familje shqiptare.
Qytetarëve të thjeshtë që rrezikojnë sidomos nga vendosja e fashës 800kw në muaj ju bëj thirrje të tregojnë kujdes dhe të monitorojnë vazhdimisht sahatët nga ndërhyrjet e patronazhistëve të OSHEE për t’i mbifaturuar!”, deklaroi Meta.