Mbreti Charles III tanimë do të ketë identitetin e tij vizual si Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar. Ky identitet do të përdoret nga departamentet qeveritare dhe në dokumentet shtetërore dhe kutitë postare. Ajo u zgjodh personalisht nga Mbreti me një sërë modelesh të prodhuara nga Kolegji i Armëve.
Monogrami kombinon “C” dhe “R” të tij fillestar për Rex, latinisht për mbret, dhe po ashtu shifrën III, për mbretin e tretë Charles. Ky, një identitet vizual për mbretërimin e ri, zëvendëson E II R të Mbretëreshës Elizabeth II.
Po ashtu, do të ketë ndryshime të tjera përpara për të shënuar mbretërimin e ri të mbretit Charles:
Banka e Anglisë thotë se kartëmonedhat e reja me portretin e mbretit Charles III “pritet të hyjnë në qarkullim nga mesi i vitit 2024”, me imazhin që do të zbulohet para fundit të këtij viti.
Do të prodhohen monedha të reja dhe do të shfaqen “në përputhje me kërkesën nga bankat dhe zyrat postare”. Nuk ka një datë të caktuar se kur do të jenë në përdorim, por një imazh i monedhave të reja të Mbretit Charles do të zbulohet përpara se ato të hyjnë në qarkullim.
Kartëmonedhat dhe monedhat ekzistuese do të vazhdojnë të jenë të vlefshme, me kartëmonedhat dhe monedhat e Charles dhe Elizabeth që do të përdoren krahas njëra-tjetrës. Ka rreth 27 miliardë monedha nga mbretërimi i Mbretëreshës Elizabeth II në qarkullim.
Royal Mail thotë se pullat e reja me idenitetin vizual të Mbretit Charles “do të hyjnë në qarkullim pasi të kenë mbaruar rezervat aktuale të pullave”.
Por një grup prej katër pullash përkujtimore do të dalin në Nëntor me portrete të Mbretëreshës Elizabeth II të marra në faza të ndryshme gjatë mbretërimit të saj.
Me përfundimin e periudhës së zisë mbretërore, për herë të parë do të përdoret ideniteti vizual i Mbretit Charles III.
Ka ende kuti në përdorim që nga mbretërimi i Mbretëreshës Victoria, Edward VII, George V dhe VI, dhe shifrat origjinale mbeten derisa kutitë duhet të zëvendësohen. Pothuajse 70,000 nga kutitë postare aktuale, rreth 60% e totalit, datojnë nga mbretërimi i Mbretëreshës Elizabeth II. Ka vetëm rreth 170 të mbetura nga mbretërimi i shkurtër i Eduardit VIII.