Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza të forta, duke thënë se për fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martianjt i di një vajzë që është pjesë e Partisë Socialiste.
Berisha në “Facebook” ka postuar mesazhin e një qytetari i cili thotë, se dy ditë para se të zhdukej Ervis Martinaj, ka qenë i strehuar te një vajzë që është pjesë e Partisë Socialiste dhe që punon në Bashkinë e Tiranës.
Ai thotë se Prokuroria ka dhe videot ku Martinaj ka hyrë në pallatin ku jetonte vajza dhe pamjet kur kanë dalë nga apartamenti dhe ka hipur në makinën e vajzës.
Më tej qytetari thotë se Martinaj ka qenë me vajzën që është pjesë e PS, deri në momentin që ka shkuar në Shijak.
“Pse nuk e nxjerr policia dhe Edi këtë fakt, dhe videot kur del nga shtëpia e kësaj dy ditët e fundit? Apo Edvini do të mbrojë gocat e partisë së vet dhe mos të zbulohet që ai e ka eliminuar vet Ervisin”- thuhet në mesazhin e qytetarit të publikuar nga Berisha.
Prej më shumë se 40 ditësh, mbreti i lojërave të fatit Vis Martinaj është zhdukur.
Zhdukja e tij ka vënë në lëvizje jo vetëm institucionet e drejtësisë, por edhe politikën.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do kemi një përgjigje për fatin e tij, ndërsa kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha se Rama e di ku ndodhet mbreti i lojërave të fatit dhe akuzoi prokurorinë se nuk po vepron.