Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e 6 pasurive, tokë truall e arë si dhe dy njësi banimi në pronësi të familjarëve të shtetasit Altin Gega.
Ky i fundit u arrestua në korrik të 2021 pas një operacioni anti-drogë ku u sekuestruan 1 kilogram kokainë.
Hetimet e Prokurorisë treguan se Gega, i cili njihet edhe me mbiemrin Çoku, është i përfshirë në trafik të lëndëve narkotike, kanabis e kokainë, në Shqipëri, Itali, Holandë dhe Gjermani.
Prokuroria thotë se familjarët e Altin Gegës nuk arrijnë t’i justifikojnë pasuritë nga pikëpamja ekonomike.