Kryesore Presion nga Erdogan për mbylljen e shkollës turke? Rama: Mua s’më bëjnë...

Presion nga Erdogan për mbylljen e shkollës turke? Rama: Mua s’më bëjnë dot presion as amerikanët

Kryeministri Edi Rama mohoi që të ketë pasur presion nga presidenti turk Erdogan për mbylljen e kolegjit turk në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë të martë Rama tha se shkolla në fjalë ka shkelur ligjin duke u spostuar në një ambient tjetër pa marrë asnjë leje nga Ministria e Arsimit.

“E kam thënë me kohë dhe po e them përsëri; mjafton t’u referoheni fakteve, pastaj përralla ka kush t’ua tregojë. Po të ishte çështje politike pse do merreshim ne me një kolegj vajzash. Siç kemi vepruar për çdo subjekt dhe s’keni bërë asnjë zhurmë. Do ishte shkelje e ligjit nëse ministria s’do reagonte. Spostim i  shkollës është bërë pa marrë asnjë miratim. E vërtetoi dje edhe vendimi i gjykatës. Mua s’më bën presion askush, asnjë politikan këtu apo jashtë amerikanë apo turq se jam kryeministri që më kanë zgjedhur shqiptarët”, tha Rama.