Kryesia e Partisë Socialiste ka bërë sot tre ndryshime të drejtuesve politikë në qarqe.
Elisa Spiropali është vendosur drejtuese politike në Shkodër, Pandeli Majko në Kukës dhe Blendi Klosi në Vlorë.
Spiropali zëvendëson Edona Bilalin, Klosi zëvendëson Arben Ahmetajn, Majko zëvendëson Spiropalin.
Ndërkohë Rama shtoi se nuk ka pasur ndryshime qeverie, por janë bërë ndryshime organizative, pra ndryshime pozicionesh të cilat bëhen në të mirë të punës dhe emrat nuk kanë asnjë rëndësi.
“Nuk ka asnjë rëndësi të hyjmë në emra. Të gjithë jemi këtu shërbëtorë të këtij misioni dhe secili ka rolin e vet, pra pozicionin e vet. Kjo është një skuadër dhe çdo skuadër ka lojtarë që kanë role të ndryshme dhe secili bën rolin e tij,” – deklaroi kryeministri.