Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në prezantimin e planit të shërbimit satelitor. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama është shprehur se tanimë do të kemi “një kryeinspektoriat në qiell, i cili nuk ka emër të përveçëm, i cili nuk ka parti dhe i cili ka një sy që i sheh të gjitha”.
Rama ka shtuar se satelitët do të shohin çdo volum të ngritur në sipërfaqen e tokës në një saktësi me perimetër prej 70 cm. Në këtë mënyrë, theksoi Rama nuk do të ketë më mundësi që të ndërtohen kate pa leje pasi satelitët do të shohin çdo gjë.
Edi Rama: Qeveria ka marrë një vendim ekstrem që ka rrjedhur si rezultat i dinamikës së një lufte që unë e kam vazhduar kur ka hyrë në politikë, kundër abuzimeve pa leje. Në këtë rrugë ku kemi ngecur disa herë në dyert e gjykatave të cilat mbajnë peng procese penale për ndërtues të caktuar dhe nuk lejojnë organet përkatëse që të bëjë shembjet e caktuara, gjë që na ka detyruar që të mësojmë se si mund të ia dalim. Me ketë vendim, ne i kemi vënë me shpatulla pas murit të gjithë. Zgjidhja që vjen nga kjo kontratë e sotme, e cila i jep përgjigje përfundimtare pyetjes “po si nuk i pa?”. Nuk është detyra ime të shoh kate, edhe pse të gjithë jemi mësuar që t’i ndjekim këto procese, është e pamundur që ne ketë avancojmë, nëse mbetemi pre e boshllëqeve të një procesi.
Për të gjithë ata që na kanë përqeshur për satelitët, sot lajmi është se do të kemi një kryeinspektoriat në qiell, i cili që nuk ka emër të përveçëm, i cili nuk ka parti, i cili ka një sy që i sheh të gjitha. Me satelitët nuk do të ketë më mundësi që të ndërtohen kate pa leje pa u vënë re në momentin kur sapo nisin sepse satelitët kanë kapacitetin të shohin çdo volum të ngritur në sipërfaqen e tokës, me një saktësi që mblidhet në një perimetër prej 70 cm.