Kryesore Yuri Kim: Në Shqipëri ka media që financohen me para ruse dhe...

Yuri Kim: Në Shqipëri ka media që financohen me para ruse dhe kineze

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, shprehet e sigurt se në Shqipëri ka media të cilat financohen nga fondet ruse dhe kineze. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” kryediplomatja amerikane tha se rusët dhe kinezët punojnë pareshtur për të forcuar ndikimin e tyre në vendin tonë.

Ambasadorja Kim edhe pse pranoi praninë e financimeve ruse dhe kinze në Shqipëri, nuk dha detaje konkrete se cilat media kanë marrë fonde ruse ose kineze.

Pjesë nga intervista

Dhe, a mendoni vërtet se në Shqipëri ka influencë ruse ose kineze? Ose përpjekje për të ndikuar?

Ambasadorja Kim: Rusët, kinezët dhe të tjetër janë në përpjekje të pareshtura që synojnë të ndikojnë…

Edhe këtu?

Ambasadorja Kim: Kështu mendoj.

Edhe në media?

Ambasadorja Kim: Po.

A keni informacion ose gjëra konkrete? Informacion konkret?

Ambasadorja Kim: Po.

Mund ta ndani me ne?

Ambasadorja Kim: Jo.

Jo? Por ju i dini?!

Ambasadorja Kim: Po.

Edhe në media.

Ambasadorja Kim: Po.