Një 43-vjeçar në Elbasan i cili ishte me masë sigurie arrest shtëpie për dhunë në familje, u arrestua sërish nga policia. Kësaj here për një tjetër vepër penale, atë të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
43-vjeçari me iniciale Xh.D. kishte thyer masën e arrestit të shtëpisë dhe doli nga banesa për të shitur doza heroine.
Por gjatë kontrolleve policore ai u zbulua dhe u arrestua. 43-vjeçarit iu gjetën 525 gram heroinë dhe dy celularë.
Ai ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.