Një operacion i koduar “Survey” është finalizuar nga policia për goditjen e kultivimit të kanabisit në zona të pyllëzuara të Krujës.
Pesë persona kanë rënë në pranga, si dhe janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash.
Të arrestuarit janë vëllezërit A.E. 35 vjeç e A.E. 41 vjeç, si dhe S.X. 24 vjeç, G.Ll. 36 vjeç dhe P.K. 47 vjeç. Ndërsa në kërkim janë shpallur 2 të tjerë, M.X. 26 vjeç vëllai i S.X. dhe B.A. 37 vjeç.
Policia thotë se të gjithë këta persona kanë kultivuar në kohë dhe në ambiente të hapura të ndryshme, 1353 bimë narkotike, në zona të pyllëzuara të fshatit Bruz Mal, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar përgjatë periudhës hetimore.
Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit G.Ll. 36 vjeç u gjetën dhe u sekuestruan 5.3 kg kanabis e gatshme për shitje.
Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.450.000 lekë, 4000 euro, 9 celularë, 4 makina dhe 1 armë gjahu.