Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se në këtë forcë politike ka pasur ndryshime pozitive, por sipas tij, nuk mjaftojnë për të fituar zgjedhjet e ardhshme vendore.
Gjatë fjalës së tij në konferencën e organizuar në kuadër të zgjedhjeve vendore, Berisha u shpreh se primaret do t’i japin fund kryetarokracisë, teksa shtoi se duhet të ridimensionohet roli i grave në Partinë Demokratike, në jetën politike të saj dhe të Shqipërisë.
“Ata do zgjidhen nga anëtarët dhe mbështetësit tanë, i japin fund kryetarokracisë, si një rrugë e sigurt për të shmangur autokracinë, në parti dhe në vend në të ardhmen. Jemi sot opozitë e vërtetë, përballemi çdo ditë me qeverinë dhe kjo jo si qëllim në vetvete, por për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë dhe për të shpalosur alternativën tonë.
Të gjitha këto janë ndryshime shumë pozitive, por nuk mjaftojnë për të fituar ne. Nga ne kërkohen ndryshime të tjera të thella. Një nga ndryshimet më të thella që mund të shënojmë ne, është ridimensionimi i rolit të gruas, në Partinë Demokratike, në jetën politike të saj dhe të Shqipërisë”.
Berisha deklaroi se kjo forcë politike nuk mund t’i fitojë zgjedhjet, nëse nuk ka aftësinë për të tërhequr elektoratin gri.
Gjatë fjalës së tij në konferencën e organizuar në kuadër të zgjedhjeve vendore, Berisha tha se çdo anëtar i PD-së, duhet të jetë në lartësinë e misionit për të fituar zgjedhjet ndaj qeverisë.
“Nëse duam të ecim drejt shtresës gri, pa të cilët nuk fitojmë, nuk fitohet. Aftësia jonë për të tërhequr ata përcakton fitoren. Por ne duhet të jemi në lartësinë e misionit. Ndaj dhe kërkohet që secili nga ne të ketë një program ditor. Kërkohet që çdo grupseksion dhe seksion të ketë një program ditor. Çdo anëtar i yni të bëjë takime”, theksoi kryedemokrati.
Ndër të tjera, Berisha nënvizoi primaret do t’i japin fund kryetarokracisë, teksa shtoi se duhet të ridimensionohet roli i grave në Partinë Demokratike, në jetën politike të saj dhe të Shqipërisë.