Sport Doli haptazi apo ishte një shaka e shëmtuar? Casillas fshin tweet-in ku...

Doli haptazi apo ishte një shaka e shëmtuar? Casillas fshin tweet-in ku deklaronte se ishte gay

Një tweet me ndikim brutal (që më pas u fshi) provokoi reagime në të gjithë botën. Fjalë që patën efektin e një bombe.  

“Shpresoj të më respektoni, jam gay. #të dielë të mbarë”. Firmosur nga Iker Casillas. Një legjendë e futbollit spanjoll dhe kapiteni që ngriti Kupën e Botës, një triumf që u festua më një puthje para gjithë botës me Sara Carboneron, gazetarja që po e intervistonte dhe që më pas u bë bashkëshortja e tij. Çifti ka dy fëmijë dhe janë ndarë.

EDHE PUYOL—  Tweet i Casillas provokoi një tërmet të madh, një coming out i këtyre dimensioneve ishte i papritur dhe i komentuar. Më mënyrë pozitive dhe negative. Mjaft fyerje. Pak çaste më pas erdhi komenti i Carles Puyol, mik i vjetër në kombëtare dhe armik në Klasiket: “Është momenti të tregojmë historinë tonë Iker” me shumë zemra të kuqe.

NJË SHAKA? Tani hipotezat janë tri: coming out, mbështetje e një fushate kundër homofobisë dhe rruga e tretë, pak fisnike. Në javët ë fundit, Casillas i janë atribuuar mjaft histori, me gra të ndryshme. Dhe Iker ka vendosur t’iu përgjigjej kështu zërave. Me një batutë, që në këtë rast doli e shëmtuar. Në këtë mënyrë është interpretuar tweet-i nga shtypi spanjoll, në pritje që Iker të sqarojë pozicionin e tij./Vox News