Juventusi ka probleme të shumta, ekipi po luan keq dhe po vuan për të mbërritur te rezultatet pozitive. Bardhezinjtë nuk i trembin më kundërshtarët, ndërkohë që irritimi i tifozëve dhe kërkesa e tyre e palëkundur për shkarkimin e Max Allegrit po bie në vesh të shurdhët.
Trajneri livornez vazhdon i qetë punën e tij, me drejtuesit e klubit nga Torino që janë të ndarë rreth mendimeve në lidhje me të ardhmen e Allegrit.
Ish-legjenda e Juventusit, Marco Tardelli nuk është kursyer aspak në prononcimin e fundit në lidhje me gjendjen e “Zonjës”.
“Nuk ka më kohë për të humbur. Më habit fakti që në klub nuk flet asnjë, drejtuesit nuk po ndihen. Komunikimi nga ana e klubit nuk ka qenë korrekt, njësoj edhe nga ana e Allegrit, i cili ka bërë disa deklarata jo të mira kundrejt lojtarëve.
Sigurisht që ata kanë fajet e tyre, por mendoj se edhe trajneri është fajtor. Koha po mbaron, ndërkohë që unë kam ndjesinë se lojtarët nuk besojnë me tek Allegri. Të njëjtën gjë mendoj edhe në lidhje me drejtuesit”, deklaroi Tardelli.