Aktualitet Kërkoi t’i ulet dënimi, shtyhet seanca ndaj Saimir Tahirit

Kërkoi t’i ulet dënimi, shtyhet seanca ndaj Saimir Tahirit

Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të Saimir Tahirit, për shkak se avokatit Maks Haxhia i ka vdekur i ati.

Saimir Tahiri kërkon që t’i njihet periudha e provës si kohë e dënimit të tij, duke bërë që t’i ulet dënimi. Gjyqi ndaj ish-ministrit të Brendshëm, i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, do të zhvillohej sot në Elbasan.

Gjykata e Elbasanit ka nën juridiksion burgun e Lushnjës, ku Tahiri po vuan dënimin. Nëse kjo kërkesë pranohet, Saimir Tahirit do t’i ulet 1 vit e 6 muaj burg.

Më 4 shkurt, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lë në fuqi vendimin e shkallës parë, me ndryshimin që Tahiri do të vuaj në burg dënimin me 5 vite heqje lirie.

Për shkak të uljes së dënimi, Tahiri po vuan dënimin me 3 vite e 4 muaj burg.

Tahiri u emërua ministër i Brendshëm në vitin 2013, në moshën 34-vjeçare. Në mars 2017, Tahiri dha dorëheqjen pas publikimit të disa përgjimeve në Itali ku përmendej emri i tij nga Moisi Habilaj.