Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në kryeqytet, ku stafi i një lokali në zonën e Kombinatit, në rrugën “Besim Alla”, ka gjetur në parkingun e tyre disa materiale shpërthyese.
Bëhet fjalë për 4 granata dhe dy kapsolla që shërbejnë si detonatorë.
Nga veprimet paraprake rezulton se granatat nuk kanë lidhje me lokalin ku u gjetën dhe mendohet se mund të jenë harruar ose braktisur nga ndonjë person që i kishte në makinë. Sipas burimeve, granatat nuk ishin të montuara.
Ende nuk dihen autorët që kanë lënë granatat, apo nëse ky ishte një mesazh ndaj lokalit apo thjesht janë harruar aty, por grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, duke analizuar pamjet filmike.