Ballkani i Ilir Dajës është mposhtur 1-2 në Prishtinë nga Sivaspori në ndeshjen e vlefshme për grupet e Conference League.
Edhe pse kaluan në avantazh në pjesën e parë, me gol të shënuar nga Armend Thaqi, kampionët e Kosovës nuk mundën ta menaxhonin si duhet pjesën e mbetur të ndeshjes.
Skuadra e Ilir Dajës krijoi shumë raste, por lojtarët nuk u treguan të saktë përballë portierit kundërshtar. Në anën tjetër, u tregua pak kujdes në mbrojtje duke pësuar dy gola me anë të kundërsulmit nga skuadra turke.
Pas kësaj disfate, Ballkani renditet në vendin e fundit të Grupit G në Conference League me katër pikë pas katër ndeshjeve të luajtura, ndërsa Sivasspor merr kreun pasi prek kuotën e shtatë pikëve.
Gjithsesi, në dy ndeshjet e ardhshme, sërish Ballkani do të luajë gjithçka për gjithçka, pasi edhe Slavia Pragë është në kuotën e katër pikëve, ndërsa Cluj është shtatë, aq sa Sivasspor.
Ndeshja e radhës për Ballkanin është ajo ndaj Slavia Pragës, sërish në “Fadil Vokrri”.