Aktualitet Vranë të riun dhe e hodhën në liqen, arrestohet dhe vajza për...

Vranë të riun dhe e hodhën në liqen, arrestohet dhe vajza për të cilën nisi konflikti

Policia ka vënë në pranga 18-vjeçaren Martina Pajollari, e cila akuzohet si bashkëpunëtore në vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeço, ngjarje e ndodhur në Qershor të këtij vitit. Lajmi bëhet me dije nga burime pranë bluve të Korçës.

Policia ka arritur të sigurojë provat e mjaftueshme që vërtetojnë se kjo shtetase ka bashkëpunuar me 3 autorët e arrestuar më herët, Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj që aktualisht ndodhen në burgun e Drenovës.

Martina Pajollari dyshohet se ka qenë vajza e lidhur me viktimën, por edhe në një lidhje të dyfishtë me Valter Mollajn, i cili sipas prokurorisë është një nga autorët kryesorë të vrasjes.

Tre autorët në bashkëpunim me njëri tjetrin e kanë dhunuar e më pas hedhur trupin e pajetë në rezervuarin e Kolanecit në Maliq, trup i cili u gjet nga banorët e zonës disa ditë pasi familja e viktimës e denoncoi të humbur.

Lidhur me arrestimin e Martina Pajollarit pritet komunikata zyrtare e policisë së Korçës për të hedhur kështu më shumë dritë rreth përfshirjes së saj në këtë vrasje.