Politika Ku e pi kafen e mëngjesit Sali Berisha, kush e paguan dhe...

Ku e pi kafen e mëngjesit Sali Berisha, kush e paguan dhe si e la cigaren

Kreu i PD-së Sali Berisha i ftuar në Why?Not në Rtv Ora tha se kafen e mëngjesit e pi gjithmonë me bashkëshorten.

Roza: Kafen e mëngjesit ku e pi, kush e paguan?

Berisha: Kafen e mëngjesit e paguan dhe e përgatit Liri Berisha.

Ai foli edhe për regjimin e tij të gjumit.

Berisha: Fle midis orës 1 e gjysmë-2 dhe zgjohem në orën 7-8. Kam pasur dhe një ide, ti marr gjumit sa më shumë orë për të zgjatur jetën.

Ish-kryeministri ka treguar dhe si e la duhanpirjen.

Berisha: Cigaren nuk e pi, e kam lënë në vitin 1977 dhe se kam vënë kurrë më në gojë. Kam vullnet të hekurt. Cigarja është realisht një armik i njeriut, i faktuar nga mijëra studime. Ka edhe individë që në moshën 90-vjeçare që e pinë dhe nuk kanë parë ndonjë dëm, por ky është përjashtim. Rregulli është se cigarja është e dëmshme. Pasi kam menduar gjatë dhe kam arritur në përfundimin se ky është një armik unë jam ndarë, i kam thënë mirupafshim përgjithmonë. Albert Kamy thotë: Duhet të jesh mik i të gjitha kënaqësive normale por jo skllav i tyre. Njeriu nuk duhet të skllavërohet, kur sheh që ka dëmtime stop.