Aktualitet U dënua me 14 vjet burg për tentativë vrasje, apeli shpall të...

U dënua me 14 vjet burg për tentativë vrasje, apeli shpall të pafajshëm Bardhok Nokën

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur të pafajshëm Bardhok Nokën, i cili ishte dënuar më parë me 14 vjet burg për tentativë vrasje.

Noka ishte dënuar për ngjarjen e datës 28.04.2020, ku në aksin rrugor Mamurras – Ura e Drojës, në dalje të qytetit të Mamurrasit, shtetasi me iniciale B.N u akuzua, se si pasojë e një konflikti verbal me shtetasin me iniciale K(N)SH(P), ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës së këtij të fundit.

“Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit B.N për veprat penale të “vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë parashikuar nga nenet 76 dhe 22 te Kodit Penal si dhe “mbajtjes pa leje te armeve”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal”.