Aktualitet Babai i 32-vjeçarit të vdekur: Nuk e kam parë trupin e djalit

Babai i 32-vjeçarit të vdekur: Nuk e kam parë trupin e djalit

Humbi jetën në rrethana misterioze, babai e mori Lear Kurtin në jetimore kur ishte 2 vjeç, sot endet dyerve të morgut për të mësuar shkakun e vdekjes së tij.

Lear Kurti, 32-vjeçari që vdiq në rrethana misterioze mbrëmjen e së mërkurës pasi u shoqërua nga policia, ishte birësuar.

Artur Isai dhe bashkëshortja e tij e morën kur ishte 2-vjeç nga shtëpia e Fëmijës dhe e rritën si djalin e tyre, raporton Top Channel.

Por sot, ata ende dyerve të morgut për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes së 32-vjeçarit.

Gjatë intervistës telefonike, ai deklaroi se nuk e kishte parë ende trupin e të birit, duke hedhur poshtë raportimet se kishte probleme shëndetësore dhe hodhi akuza ndaj efektivëve duke thënë se “ata e mbytën”.

“Nuk e kam parë trupin e djalit, Kam qenë gjithë natën jashtë morgut dhe sot dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi. Cilat autoritete? Ato që e kanë mbytur?! Ku ka këtu shtet. Gjeta ata të SHKB-së aty më thanë nuk dimë gjë, kur të bëhen ato… nga ora 10 ose 11 do të të themi. Leari ishte në rrugë të zotit, kur u kap nga policia. Nuk ka qenë asnjë person i rrezikshëm për ta trajtuar në ato lloj formash. Jo s’ka pasur probleme. Djali ka qenë 2 metra si luan”, u shpreh Artur Isai.