Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 34-vjeçarit Indrit Ndoj në Fushë-Krujë. Mësohet se i riu banonte i vetëm.
Kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur trupin e pajetë të 34-vjeçarit mëngjesin e sotëm, në një kanal në anë të rrugës, teksa ishin duke shkuar në punë.
Familjarët kanë njoftuar menjëherë Policinë.
Nga ekzaminimet që janë bërë, rezulton se i riu nga të shtënat me armë ka pasur plagë në këmbë dhe kokë.
Familjarët janë shprehur në polici se djali i tyre nuk kishte asnjë konflikt.
Deri më tani nuk është shoqëruar asnjë person për ngjarjen.
Emri i Indrit Ndojit është i njohur për policinë.
34-vjeçari është arrestuar më parë në 19 shtator të 2021, pasi u kap bashkë me një person tjetër duke transportuar me automjetet e tyre 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve u kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt pagesës.