Aktualitet Greva e punonjësve në Itali, Aeroporti i Rinasit: Rinisin fluturimet, por përpara...

Greva e punonjësve në Itali, Aeroporti i Rinasit: Rinisin fluturimet, por përpara telefononi kompaninë

Pas njoftimit të parë për anulim të të gjitha fluturimeve në drejtim të aeroporteve italiane, për shkak të grevës së punonjësve në shtetin fqinj, Aeroporti i Rinasit ka njoftuar se prej orës 15:00 do të rinisin fluturimet.

Megjithatë, në njoftim u bëhet thirrje pasagjerëve që do të udhëtojnë drejt Italisë që më parë të kontaktojnë me kompanitë ajrore për të verifikuar statusin e fluturimit të tyre.

“TIA njofton se fluturimet nga aeroportet italiane dhe drejt tyre do të vazhdojnë normalisht duke filluar nga ora 15:00 e ditës së sotme.

Ju lutemi pasagjerëve që kanë fluturim sot drejt destinacioneve të Italisë të komunikojnë paraprakisht me kompanitë ajrore respektive për të verifikuar statusin e fluturimit të tyre para se të nisen për në aeroport”.