Arrestohet në Turqi Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim nga policia shqiptare për vrasjen e Endri Mustafës në zonën e Livadheve në maj të 2021.
Arrestimi i tij nga autoritetet turke mësohet se është bërë me 19 tetor 2022.
Ai kishte hyrë në shtetin turk më 24 korrik të vitit 2021.
Ibrahim Lici, është një person i njohur për policinë. Emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës.
Para se të vritej Endri Mustafa dhe policia të akuzonte Licin për këtë ngjarje, ky i fundit ishte prej kohësh në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në Shkodër më 30 mars 2019.
Ibrahim Lici dyshohet autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve, ndërsa në atë kohë u vunë në pranga dy bashkëpunëtorët e tij Arsen Stojku 29 vjeç dhe Mislim Rama 23 vjeç nga Vau i Dejës.