Gentian Malindi, i kërkuar për sasinë e kokainës prej 137 kg, është arrestuar nga policia për llogari të SPAK.
Gentian Malindi është kapur në Vorë. Atij iu gjetën dokumente false identiteti në momentin e arrestimit.
Ai ka qenë në kërkim pasi akuzohet se porositi 137 kilogramë kokainë në Ekuador e cila u zbulua në Portin e Pireut ku ngarkesa u zëvendësua me oriz nga autoritetet për të vijuar drejt Durrësit.
Aktualisht në qeli për këtë ngjarje janë Altin Myslihaka dhe Adrian Bega, të konsideruar si bashkëpunëtorë në këtë rrjet të trafikut.