Aktualitet Shpërndanin drogë në qytetet e Italisë, arrestohen 3 shqiptarë, një grua ishte...

Shpërndanin drogë në qytetet e Italisë, arrestohen 3 shqiptarë, një grua ishte “koka” e grupit

Tre shqiptarë të cilët merreshin me shpërndarjen e lëndës narkotike janë arrestuar në Itali.

Mediat italiane, bëjnë me dije se mes të arrestuarve është dhe një grua që dyshohet se ishte dhe “koka” e grupit.

Sipas mediave italiane ka qenë gruaja e cila u pikas e para, pasi po mbahej dhe në vëzhgim nga autoritetet.

37-vjeçarja po vëzhgohej nga policia pas raportimeve për një “ardhje e ikje të dyshimtë” nga shtëpia e saj në përputhje me një aktivitet të trafikut të drogës, raportojnë mediat e huaja.

Si u arrestuan shqiptarët

Kështu, kur ajo doli nga shtëpia një mbrëmje dhe u largua me makinën e saj. Pas disa qindra metrash, gruaja u ngjit pranë një makine tjetër, në të cilën ndodheshin një burrë dhe një grua; i pari ka zbritur, ka ngarkuar çantën që i dha 37-vjeçarja dhe kjo e fundit është larguar.

Menjëherë kanë ndërhyrë policët dhe kanë ndaluar gruan. Në çantën e saj gjetën katër doza  kokaine gjithsej 4.5 kilogramë. Më pas nga kontrolli në banesë, iu gjetën tre kilogramë të tjera kokainë dhe rreth 1500 euro cash.

Ndërkohë, agjentë të tjerë i kanë ndjekur korrierët, duke i ndaluar në dalje të autostradës Valsamoggia. Të dy rezultuan të ishin vetë shqiptarë, 27 vjeç ai dhe ajo 22, burrë e grua me banim jashtë rajonit.

Po ashtu efektivët kryen kontrolle në makinën e shqiptarëve ku gjetën një dozë me një kilogram kokainë dhe një qese plastike me tre tufa parash, në total 30 mijë euro cash.

Më në fund, në shtëpinë e çiftit u gjetën edhe tre doza të tjerë kokaine (tre kilogramë), 1500 euro cash dhe mjete për paketimin e drogës.

Tre shqiptarët u arrestuan të gjithë dhe u dërguan në polici, ku para autoriteteve deklaruan se ishin thjesht “ndërmjetës” për dërgimin e drogës.

Ata janë aktualisht janë lënë paraburgim.