Ish-deputetja e PD-së Jozefina Topalli teksa komentoi situatën politike në vend, ironizoi marrëveshjen e 18 majit Rama-Basha.
Me anë të një postimi në faqen e saj të Facebook, demokratja rikujtoi qëndrimin që mbajti gjatë një interviste në një studio televizive, ndërsa shtoi se vendi ka mbetur pa opozitë.
Statusi i Topallit:
“Është e vërtetë që në legjislaturën e kaluar ishte amendimi i kodit zgjedhor. U la në ditën e fundit dhe shkoi në asgjë. Ishte një mungesë e lidershpit.
Sot është një fasadë pasi të dalin kryetar Lulzim Basha dhe të flasë për votën e lirë, është shumë e guximshme. Asnjë se pranon si kalorës të votës së lirë, Bashën, duke ditur se çfarë ka bërë me votën në muajt e nxehtë të verës. Kur theu statutin, manipuloi pjesëmarrjen, shpalli rezultatin që e kishte shkruar muaj më parë. Ky është një aspekt brenda PD. Më datë 17-18 maj, zoti Basha i dhuroi Ramës mandatin e dytë, që ai ka. 25 qershori ishte certifikim i marrëveshjes që i dhuroi Basha, Ramës.
Përgjegjës për këtë është Basha. Nëse në 17-18 maj Basha i fali mandatin e dytë, në 22 korrik, ai i ka falur të tretin të qeverisës së Ramës”.