Anisa Markarian ka sjellë librin me titull “Shtëpia te Selvia”. Është historia e familjes së saj të cilën ua kushton 2 prindërve që janë personazhet kryesor të këtyre rrëfimeve. Rrëfimi nis me ditën e saj të lindjes 4 korrik 1962 dhe përfundojnë me vdekjen e babait të saj 15 gusht 1980.
Anisa në një intervistë për gazetaren Beti Njuma tha se e ndjente si një mision, e kishte brenda prej kohësh të dëshmonte, por duhet gjetur momenti e mënyra.
Ajo është rritur në një familje shqiptaro-armene. Kur lindi Anisa babai i saj ishte 64 vjeç, ndërsa nëna e saj 41 vjeç. Por e ka shqetësuar anormalitet në gjykim mbi moshën për dy njerëz që kishin lidhur jetën e tyre me një diferencë 23 vjeçare?
Anisa thotë se për herë të parë këtë gjë e ka menduar kur arriti moshën e mamasë së saj 41 vjeçe.
Anisa Markarian: Për herë të parë e kam menduar kur unë pata moshën e sime meje, e fëmijët e mi ishin pak a shumë të mëdhenj. Ndoshta ime më nuk kishte atë ngarkesën profesionale që unë kisha në moshën 41 vjeçare, por thoja dhe dashurinë më të madhe të kem të futem të bëj një fëmijë do të më duket si e tepërt. Nuk menduan për moshën e tyre se çfarë përfaqësonte investimi për të rritur fëmijë, deshën të sjellin në jetë jetën.
Në profesion mjeke, ka qenë ndër ikonat e kinematografisë shqiptare e tashmë me një gjuhë të bukur e të qartë në librat e saj por duket se gjithçka ka qenë e “parashkruar”. Ajo rrëfen se dhe pse është kundër besëtytnive mënyra se si ka rrjedhur jeta e saj dhe rituali i tepsisë kur ka qenë e vogël e bëjnë atë të besojë.
Anisa Markarian: Unë jam kundër besëtytnive por shko e mos ju beso pastaj. Rituali i tepsisë është një zakon shqiptaro-armen. Armenët e kanë kur fëmijës i del dhëmbi i parë. Shqiptarët e bëjnë kur fëmija mbush 1 vjeç. E vënë në mes të një tepsie dhe në tepsi vënë lloj, lloj objektesh. Sipas tyre çdo objekt përfaqëson një profesion.
Dhe thonë objekti i parë që do të prekë do të jetë profesioni, i dyti a i treti pasionet. Dhe e kam thënë gjithmonë që ajo besëtytni më ka udhëhequr në jetë pa qenë e ndërgjegjshme.
Kam prekur stetoskopin që kishte vënë im atë pastaj stilografin dhe një buzëkuq që mendoj se është ana ime aktore, kinematografike. Ime më ma thoshte gjithmonë “ti ke misionin të shkruash historinë e babit”.
Jo vetëm që historinë e shkroi madje me një gjuhë të bukur. Por a ka tashëm Anisa Markarian ndonjë peng në jetë?
Anisa Markarian: Një peng të vetëm kam, nuk kam pengun siç kanë shumë veta që nuk arrita ti them sa shumë e doja. Se dashuria në familjen tonë shprehej. Pengu im është se kur unë arrita ta shoh tim atë ai nuk fliste më. E kam zili tim vëlla të cilit im atë i ka dhënë amanetet e fundit ndërkohë unë nuk e pata.
Nga familja e sidomos prindërit të gjithë marrim shumë në jetë por për Anisa Markarian heroizmi më i madhe në jetë i prindërve të saj është se i shpëtuan nga shpëlarja e trurit.
Anisa Markarian: Mendoj se heroizmi më i madh i prindërve të mi nuk është se dolën haptas kundër pushtetit, ne na shpëtuan nga shpëlarja e trurit.