Politika Ecuria e vendit sipas raporteve ndërkombëtare, Rama: I besoj 100% vetëm raportit...

Ecuria e vendit sipas raporteve ndërkombëtare, Rama: I besoj 100% vetëm raportit të BE-së

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, thotë se për të ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit, raporti i progresit të Shqipërisë nga BE-ja.

Sipas Ramës, ky raport bëhet mbi bazën e fakteve, analizave objektivave dhe një skuadër profesionale e jo nga perceptime, gjykime subjektive apo nënkontraktorë part-time.

“Për mua ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian – fakte jo perceptime, analiza objektive jo gjykime subjektive, skuadër profesionale me kohë të plotë, jo nënkontraktorë part-time”, shkruan Rama.