Aktualitet Kaos në portin e Durrësit, alarm për bombë

Kaos në portin e Durrësit, alarm për bombë

Mediat raportojnë se një alarm për bombë ka shkaktuar panik në terminalin e pasagjerëve në portin e Durrësit.

Njoftimi për alarmin është dhënë rreth orës 11:00 teksa siguria portuale ka nxjerrë me shpejtësi pasagjeret.

Manovra është bërë në momentin e pikut e ardhjes së pasagjerëve me tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona.

Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për verifikimin e informacionit.