Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri pasi PD kërkoi ngritjen e një komisioni për paratë e shpenzuara në udhëtim me charter.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Rama shkruan se ka bërë transparencë për shumat e parave të shpenzuara gjatë udhëtimeve të tij. Rama thotë se tashmë opozita është bashkuar me hakerat iranian dhe se ngre akuza të pa vërteta ndaj tij dhe ndaj qeverisë.
Për Ramën, udhëtimet me charter janë një mënyrë promovimi për vendin tonë, ku thotë se kushdo që e ka pyetur, i ka dhënë informacione.
Duke e cilësuar opozitën grupi Rubla Çorba, Rama shprehet se me shpifjet ndaj tij synohet që në vendin tonë të nxitet konflikt me popullin edhe pse sipas tij, bazat e akuzave janë ngritur nga shpifjet.
I Zot të qash a të qeshësh, vetëm këtu bën vaki të të dyndin me shpifje dhe të të thonë bëj transparencë! Po si bëhet kjo transparenca kur u tregon shifrat dhe bëjnë sikur nuk kuptojnë?! Po kur thonë pse i bën reklamë Shqipërisë? Po kujt t’i bëj, kanaleve, portaleve apo rublave?!
— Edi Rama (@ediramaal) November 1, 2022