Extra Mbani shënime dhe fiksojini ca gjëra: Ja çfarë tregon muaji i lindjes...

Mbani shënime dhe fiksojini ca gjëra: Ja çfarë tregon muaji i lindjes për personalitetin tuaj

Ndërkohë që  keni dëgjuar se shenjat e zodiakut mund të zbulojnë shumë për personalitetin dhe karakteristikat e një personi, a e dinit se muaji në të cilin keni lindur mund të tregojë gjithashtu shumë gjëra për ju?

Muaji juaj i lindjes mund të ofrojë një pasqyrim të sjelljes suaj të përgjithshme, si ju shohin të tjerët dhe mendimet dhe ndjenjat tuaja ndaj jetës në përgjithësi.

Janar

Njerëzit e lindur në janar kanë një etikë pune shumë të fortë dhe nuk  hezitojnë kurrë të shprehin mendimet e tyre. Ajo që i bën udhëheqës të mirë është këmbëngulja dhe vullneti i tyre i palëkundur. Janë të etur për sukses dhe arrijnë gjithmonë atë që duan. Pëlqejnë ambientet paqësore, të qeta dhe shumicën e kohës rrinë larg vendeve të zhurmshme dhe të mbushura me njerëz.

Shkurt

Nëse keni lindur në shkurt, me siguri keni një damar të fortë krijues dhe ju pëlqen të punoni me projekte të reja. Ju emocionon dhe ju jep gjallëri aventura dhe eksplorimi i botës, kështu ju jepni më të mirën në shoqërinë e shpirtrave të tjerë të lirë dhe ëndërrimtarë. Jeni një mik dhe po ashtu një partner shumë besnik dhe i ndershëm.

Mars

Njerëzit e lindur në mars janë gjithashtu shumë krijues, por ata kanë tendencë të jenë më të mbyllur dhe më të qetë. Ata jetojnë shumë brenda kokave të tyre, duke krijuar në mendje kryevepra. Kanë një sjellje të butë me njerëzit e tjerë, por tentoni të fshihni shumicën e aspekteve të vetes nga të tjerët.

Prill

Personat që kanë lindur në muajin prill kërkojnë vëmendje. Ata po ashtu nuk marrin urdhra, në vend të kësaj preferojnë t’i bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre dhe të drejtojnë të tjerët. Ndonjëherë njihen si të zhurmshëm dhe të padurueshëm, por e shprehin atë që kanë në mendje dhe nuk e kanë problem t’u tregojnë të tjerëve se si ndihen.

Maj

Njerëzit e lindur në muajin maj kanë tendencë të jenë shumë të paqëndrueshëm, duke kërkuar gjëra të ndryshme në çdo ditë të ndryshme. Kanë një jetë shoqërore aktive dhe nuk duan të kalojnë shumë kohë vetëm. Mërziten lehtë dhe vazhdimisht kërkojnë mënyra të reja për të argëtuar veten.

Qershor

Të lindurit në muajin qershor janë shumë të ndjeshëm dhe të kujdesshëm ndaj ndjenjave të njerëzve të tjerë. Mund të jenë të turpshëm dhe të butë, por njerëzit me të vërtetë e admirojnë këtë gjë tek ju. Kanë një shpirt krijues dhe mendojnë shumë për të ardhmen, për atë që mund të krijojnë dhe si mund t’i sjellin idetë tuaja në botë.

Korrik

Njerëzit e lindur në korrik kanë shumë tipare të njëjta me të lindurit në qershor, me përjashtim të faktit se janë pak më spontanë dhe të hapur.  Nga jashtë shfaqen të sigurt dhe të gëzuar, por brenda fshehin shumë sekrete të errëta, gjithashtu fshehin dhe dhimbjen nga të tjerët. Njerëzit e lindur në korrik kanë shumë energji dhe për këtë të tjerëve u pëlqen shumë të shoqërohen me ta.

Gusht

Të lindurit në muajin gusht janë liderë të lindur, që nuk kanë frikë të ngrenë zërin me idetë e tyre. Ata mund të jenë të guximshëm dhe të vendosur, por nën të gjitha këto qëndron zemra e tyre e madhe. Njerëzit e lindur në gusht ecin në karrierën që përfshin të menduarit dhe analizat kritike, sepse ata e shohin jetën në një mënyrë logjike, hap pas hapi. Sidoqoftë ata nuk i shprehin mirë emocionet e tyre, kështu, të shohësh anën më “njerëzore” të tyre mund të duket e vështirë në disa raste.

Shtator

Njerëzit e lindur në shtator kanë pritshmëri të larta nga të tjerët, kështu që zhgënjehen shumë lehtë. Ata janë kokëfortë dhe mbajnë inate nëse i kundërshtoni. Ata janë perfeksionistë, krijues, të sjellshëm, që gjithmonë që duan t’i ndihmojnë të tjerët kur munden.

Tetor

Njerëzit e lindur në tetor krijojnë balancë dhe stabilitet në çdo gjë që bëjnë dhe kanë një pikëpamje pozitive për jetën. Nuk i pëlqejnë përballjet dhe i shmangin ato sa herë të jetë e mundur. Kanë gjithashtu një jetë sociale aktive dhe i duan miqtë deri në vdekje.

Nëntor

Njerëzit e lindur në nëntor janë të fshehtë dhe shpesh fshehin ndjenjat e tyre të vërteta nga të tjerët. Atyre nuk u pëlqen që të tjerët t’u tregojnë se çfarë të bëjnë dhe kanë tendencë të zgjedhin vetë rrugën e tyre në jetë. Nuk lejojnë që asgjë në jetë t’i ndalojë ata dhe kanë një qëndrim të fortë dhe të pasionuar për jetën.

Dhjetor

Të lindurit e dhjetorit janë njerëz shumë aventurierë dhe bujarë. Duan që të jenë gjithmonë në lëvizje dhe nuk mund të qëndrojnë në vend për një kohë të gjatë. Janë njerëz të furishëm, të këndshëm dhe qëndrimi i tyre i lirë balancon në mënyrë të përkryer anën e tyre më të shtrënguar.