Aktualitet Sekuestrohen 450 kilogramë mish pule në Tiranë

Sekuestrohen 450 kilogramë mish pule në Tiranë

Policia ka sekuestruar 450 kilogramë mish pule në një magazinë në Tiranë, pasi tregtohej duke mos zbatuar kushtet higjeno-sanitare.

Sasia e madhe e mishit të pulës është sekuestruar në një magazinë, në rrugën “Myslym Keta”.

“Nga kontrolli i ushtruar dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi B. H., banues në Tiranë,  përpunonte dhe tregtonte mish, në magazinën e tij, në rrugën “Myslym Keta”, jashtë të gjitha kushteve higjeno-sanitare”, tha policia.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 52 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.