Në një postim ku flet për shëndetin e saj, Sharon Stone ka pranuar se është diagnostikuar gabimisht nga mjekët, dhe se në fakt, ka një tumor që duhet hequr.
“Sapo pata një tjetër diagnozë të gabuar dhe procedurë të pasaktë,” shkroi ajo në Twitter. “Kësaj radhe epidural i dyfishtë. Me dhimbje të përkeqësuara kërkova një mendim të dytë: Kam një tumor të madh fibroid që duhet hequr.”
Sharon, 64 vjeçe, më pas u kërkoi grave që të bëjnë gjithnjë një kontroll të dytë te mjeku, sepse “mund t’ju shpëtojë jetën”.
Fituesja e Golden Globe postoi gjithashtu një studim që tregonte se “gratë kanë më shumë gjasa se burrat, për të marrë diagnoza të gabuara”.
— Sharon Stone (@sharonstone) November 1, 2022