Sport I dënuar me 9 vite burg për përdhunimin e një vajze shqiptare,...

I dënuar me 9 vite burg për përdhunimin e një vajze shqiptare, Brazili nuk pranon ekstradimin e Robinho-s

Në vitin 2013, teksa aktivizohej për Milanin në Itali, Robinho ishte pjesë e një grupi prej të paktën gjashtë personash që përdhunuan në një diskotekë një vajzë shqiptare, e cila ishte duke festuar datëlindjen e saj të 23-të.

Në vitin 2019, gjykata italiane e shpalli fajtor ish-futbollistin duke e dënuar me nëntë vite burg.

Një masë të cilës, braziliani i është shmangur (të paktën për momentin) pas rikthimit në vendlindje, ndërsa nga ana tjetër, një muaj më parë, Italia kërkonte ekstradimin e 38-vjeçarit për të vuajtur sipas ligjit dënimin e merituar. Por Brazili ka mohuar rikthimin e Robinhos në Itali, teksa në vendin amerikano-latin nuk ka një ligj për ekstradimin e shtetasve të saj.

Gjithsesi, Italia ka të drejtën të kërkojë që masa me nëntë vite arrest të zbatohet në Brazil.