Kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë konferencës pas samitit të “Procesit të Berlinit”, tha se Gjermania do ta mbështesë Ballkanin Perëndimor gjatë krizës energjetike. Ai u shpreh samiti tregoi se ka vullnet për të bashkëpunuar dhe se Gjermania do ta mbështesë këtë proces në të ardhmen.
“Këto tri marrëveshje do ta bëjnë të mundur për qytetarët e rajonit të kalojnë kufirin duke përdorur vetëm karta e identitetit. Gjithashtu edhe të ketë një njohje të ndërsjellë të diplomave universitare dhe gjithashtu kualifikimeve profesionale. Sa i përket energjisë, një marrëveshje shumë e rëndësishme është nënshkruar mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në këtë deklaratë ato bien dakord që të punojnë më ngushtë në fushën e energjetikës dhe sigurisht dhe në përmasat e mbrojtjes së klimës në mënyrë që të arrihet objektivi i 2030. Ne dhe pjesëmarrësit e tjerë do të vazhdojmë që të mbështesim anëtarët e Ballkanit Perëndimor në afat të mesme dhe të gjatë dhe gjithashtu t’i ndihmojmë në krizën energjetike dhe të përqendrohemi tek energjia e përtëritshme.
Gjermania do të përqendrohet në këtë ndihmë përmes bankës së saj, KFV me hua deri në 200 milionë dhe në periudhën afatmesme gjithashtu për të ngushtuar tranzicionin, energjinë e gjelbërt deri në 1 mld Euro. Për këto duhet të punojmë të gjithë së bashku. Samiti ka treguar se ka vullnet për të bashkëpunuar dhe këtu Gjermania do ta mbështesë këtë proces në të ardhmen dhe do të jemi të ardhshëm që ta mikpresim në të ardhmen sërish këtë proces”, u shpreh Scholz.