Ekstradohet nga Greqia drejt Shqipërisë Sajmir Brahimi, 37 vjeç.
Policia bën me dije se 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte i dënuar me 12 vjet burgim, për vjedhje me dhunë.
Vendimi për Brahimin është dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vitin 2016 dhe më pas ishte në kërkim nga Interpol.
Sajmir Brahimi, në bashkëpunim me shtetasin Q. B., në vitin 2014, në Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shtetasit F. B., një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 3 aparate celulare.