Sport Napoli, fitorja e arratisë: Osimhen dhe Elmas përmbysin Atalantën

Napoli, fitorja e arratisë: Osimhen dhe Elmas përmbysin Atalantën

Një fitore që mund që mund të vrasë kampionatin.

Napoli bën një hap të rëndësishëm drejt objektivit të paimagjinuar në fillim të sezonit, fitoren e kampionatit në Serie A.

Kryesuesit e renditjes fituan sot ne fushën e vështire të Atalantës me rezultatin 1-2, fitore edhe më e madhe nga momenti që napolitanëve i mungonte ylli i tyre në këtë sezon, gjeorgjiani Kvarashkelia.

Gjithçka ndodh në pjesën e parë, ku rezultati u përmbys nga djemtë e Luciano Spallettit, pasi në minutën 19 një penallti e realizuar nga Lookman kishte çuar në avantazh ekipin e Berat Gjimshitit, që sot mbeti në stol.

Por Napoli ka treguar që tashmë nuk i trembet askujt, në Itali dhe në Europë. Në pak minuta gjithçka përmbyset me golat e Osimhen në minutën 23 dhe maqedonasit Elmas në të 35-ën.

Pjesa e dytë nuk kursen rastet nga të dyja anët, veçanërisht me Lookman dhe Hojlund për Atalantën, dhe Simeone për napolitanët, por rezultati nuk ndryshon, duke ngjitur ekipin e jugut të Italisë në kuotën e 35 pikëve, 8 më shumë se Atalanta e vendit të dytë, në pritje të Milanit që mund ta kapërcejë sonte.